Ekskluzive: E vërteta e Sindrit Gurit, futbollisti që u prezantua në mars e nuk e luajti asnjë ndeshje për Prishtinën

Më 4 mars të këtij viti, Sindrit Guri u prezantua te klubi futbollistik “Prishtina”.

Ardhja e tij u cilësua si një nga prurjet më të mëdha viteve të fundit në Superligën e Kosovës.

Që nga dita e transferimit e deri më sot, pavarësisht kësaj buje, 30 vjeçari nuk e luajti as një ndeshje të vetme me kryeqytetasit.

E mbi këtë gjë, klubi bardhekaltër nuk doli asnjëherë me ndonjë sqarim. Përse Guri nuk po luante? Si ishte situata e tij?

Në mungesë të një njoftimi, ishte edhe transferimi i tij në Serie D të Italisë, nga “Prishtina” te skuadra Varesina.

E arsyen e këtij transferimi e kishte treguar vet sulmuesi shkodran, duke thënë se ka qenë vetëm çështje familjare.

Mirëpo, nga ajo se çfarë merr vesh “Telegrami.co”, qështja e Sindrit Gurit me Prishtinën është krejtësisht diku tjetër.

Sindrit Guri asnjëherë nuk u regjistrua si futbollist i klubit Prishtina– ani pse u zyrtarizua.

Citta de Varese – klubi paraprak i Sindrit Gurit – e kishte lojtarin nën një kontratë amatore.

Siç merr vesh “Telegrami.co” nga burime të përafërta, klubi i Prishtinës nuk kishte qenë në dijeni fare për këtë gjë, andaj edhe nuk mund ta regjistronin

Mirëpo çfarë është një kontratë amatore?

Kontrata amatore, ekzistojnë vetëm për klubet amatore – ato të ligave të ulëta të cilitdo shtet – të cilët funksionojnë me lojtarë amator.

Nga çfarë kemi marrë vesh ne, Sindrit Guri ishte nën një kontratë të tillë. Për këtë shkak edhe Prishtina nuk mundi ta regjistrojë asnjëherë si lojtarin e tyre të ri./Telegrami.co

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews