Ballkani është shokuar të mërkurën teksa është eliminuar në rundin e dytë të Kupës nga skuadra e Ligës së Parë, Rilindja 1974.
Skuadra pejane që drejtohet nga Faruk Statovci e ka eliminuar Ballkanin pas ekzekutimit të penalltive (10:9).
Koha e rregullt përfundoi baras 1:1.
Fillimisht kishte shënuar Ballkani, por me të nisur pjesa e dytë kishin barazuar vendësit.
Është kjo padyshim befasia më e madhe e kësaj xhiroje.
Ballkani është fitues në fuqi i Kupës.
Rezultatet përfundimtare
Rahoveci – Drita 0-3 (U luajt dje)
Dukagjini – Dardania 6-2
Vjosa – Drenica 0-5
Vushtrria – KEK-u 1-0
Flamutari – Llapi 0-5
Ferizaj – Ramiz Sadiku 4-0
Mitrovica – Vëllaznimi 3-4
Gjilani – Liria 4-1
Top Football – Prishtina 1-5
Rilindja 1974 – Ballkani 1-1 (pas penalltive 10:9)
Besa Peja – Prishtina e Re 1-2
Istogu – Feronikeli 74 1-2
Trepça’89 – Suhareka 1-1 (pas vazhdime 1-3)
Fushë Kosova – Malisheva 0-5
2 Korriku – Dinamo 1-1 (pas penalltive 0-3)
Kika – Trepça 2-6