Edi Rama shpall fitoren në Himarë

Vangjel Tavo i Partisë Socialiste është kryetari i ri i Bashkisë së Himarës.

Ai mori 1 mijë e 447 vota më tepër se Petro Gjikuria, nga koalicioni Bashkë Fitojmë.

Fitoren e ka shpallur edhe kryetari i PS-së dhe njëherësh kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, derisa i ka uruar fitoren Tavos, duke postuar një video në Facebook.

Rama  se fitorja e djeshme në Himarë është mbështetje domethënëse për Partinë Socialiste.

“MIRËMËNGJES dhe me urimin për kryebashkiakun e ri të Himarës për fitoren spektakolare, kënaqësinë e mbështetjes domethënëse për Partinë Socialiste në zgjedhjet e djeshme, si edhe vendosmërinë për ta kthyer #Himarën2030 në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut, ku në radhë të parë të gjithë ata që punojnë në industrinë turistike në Greqi, të kthehen për paga më të mira e për ajrin e pazëvendësueshëm të vendlindjes, ju uroj të gjithëve një javë sa më të qetë”, ka shkruar Rama.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews