Një person tjetër ka mbetur i plagosur nga armët e zjarrit në orët e mbrëmjes së djeshme në kryeqytet.
Zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti për TelegramNews ka njoftuar se rasti i parë ka ndodhur rreth orës 19:30.
Derisa personi i lënduar sipas saj, është dërguar në tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 19:30, policia ka marrë informatën se me armë zjarri është plagosur një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Ndërkohë, u bë e ditur se aktualisht hetuesit policorë në Prishtinë, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast i cili është cilësuar si “vrasje në tentativë”, tha Ahmeti.
Ndryshe, një gjuajtje me armë raportohet se ka ndodhur mbrëmë në afërsi të Tregut të Gjelbër në Prishtinë.
Nga këto të shtëna është plagosur një person, derisa të shtȅnat kanë ndodhur mes dy grupeve në pjesën e vjetër të Prishtinës.