Kylian Mbappe është rikthyer për të folur sërish për formën e tij tek Real Madridi e cila ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm gjatë kohëve të fundit.
Reprezentuesi francez shënoi dhe asistoi në ndeshjen e fundit të Real Madridit për vitin 2024, teksa ‘Los Blancos’ morën një fitore me rezultat 4-2 në shtëpi ndaj Sevillas.
Mbappe i dha fund vitit 2024 me 10 gola në kampionat pas një fillimi të dobët të karrierës në Madrid, ku pati disa lëndime dhe momente që ishin ndaj tij.
Përkundër këtyre pengesave, ai kishte marrë gjithmonë përkrahjen e bashkëlojtarëve të tij dhe Carlo Ancelottit, i cili e kishe paralajmëruar atë se periudha e tij e adaptimit ka marrë fund.
Ky qëndrim i Ancelottit ishte çelësi për Mbappen dhe për këtë francezi tha se dështimi e bëri më të fortë, duke përmendur penalltinë e humbur në disfatën e pësuar ndaj Athletic Bilbaos me rezultat 2-1 në udhëtim.
Që prej atëherë, Mbappe ka shënuar katër gola në katër ndeshje dhe 26-vjeçari beson se ajo ndeshje e bëri atë më të fortë.
“Ne po njihemi me njëri-tjetrin më mirë. Ardhja ime ndryshoi gjërat në skuadër. Unë ndihem mjaft mirë dhe ju mund ta shihni në fushë se ne e kuptojmë njëri-tjetrin më mirë”.
“Unë mund të bëjë më shumë. E di se kam më shumë për të dhuruar në këmbët e mia se sa jam duke e treguar tani, por siç kam thënë, jam përmirësuar në ndeshjet e fundit”.
“Ajo natë në Bilbao më bëri mirë mua, sepse arrita fundin. Më pas e kuptova se duhet të jap gjithçka për këtë fanellë, të luajë me personalitet”, përfundoi ai.