Mesazhi përfundimtar i Carlo Ancelottit për vitin 2024 pati një paralajmërim të qartë për Kylian Mbappen.
Ekipi i tij tashmë ka siguruar titullin e parë të sezonit, teksa Mbappe shënoi në finale të Intercontinental Cup ndaj Pachucas në mesjavë.
Ata ende janë fuqishëm pjesë e garës për ta fituar La Ligan teksa së shpejti pritet që ta sigurojnë edhe kualifikimin tutje në Ligën e Kampionëve.
Sidoqoftë, përkundër këtyre shenjave të përgjithshme pozitive, Ancelotti e di se skuadra e tij duhet të bëjë më shumë dhe të përmirësojë konsistencën.
Ardhja e Mbappes gjatë verës u përshkrua si pjesa e fundit e enigmës për sulmin e Real Madridit, por francezi ende nuk e ka shfaqur nivelin e dëshirueshëm.
Golat në finale të Superkupës së UEFA-s dhe në finale të Interncontinental Cup kanë qenë të rëndësishëm, por ai ka shënuar vetëm dy herë në Ligën e Kampionëve dhe nëntë herë në La Liga.
Ancelotti e përsëriti qëndrimin e tij për këtë situatë duke i bërë me dije reprezentuesit francez që të bëj një hap para.
“Periudha e tij e adaptimit ka marrë fund. Ai ka shfaqur një version të mirë dhe mund të përmirësohet ende. Ai është rikuperuar mirë nga lëndimi i vogël që pati”.
“Ai është i motivuar, i emocionuar dhe i lumtur që është këtu. Ai kishte nevojë për atë periudhë, të gjithë kanë, por tashmë ka marrë fund”, ka thënë Ancelotti.