Dy persona janë lënduar në Pejë si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur gjatë mbrëmjes të ditës së djeshme.
Në komunikatën e Policisë thuhet se personat e lënduar janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës e më pas janë transferuar në QKUK.
“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datë 13.08.2024, rreth orёs 20:15, ёshtё njoftuar se nё rrugën “Halil Agusholli” nё Pejё ka ndodhur njё shpërthim. Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё, menjëherë kanё shkuar ne vendin e ngjarjёs, aty ёshtё kuptuar se nga shpёrthimi dy (2) persona kanё pёsuar lendime trupore tё njëjtit janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas janё transferuar pёr na QKUK-Prishtinё”, thuhet në komunikatë.
Ndërkaq në vendin e ngjarjes Policia ka sekuestruar: një armë AK 47, tre karikator, dhe 90 fishekë të kalibrit 72×39.
“Mё urdhёr tё prokurorit tё shtetit rasti cilёsohet: “Shkaktim i rrezikut tё përgjithshëm” dhe “ Mbajtja nё pronёsi, kontroll tё paautorizuar tё armёve””, thuhet tutje në njoftim. /TelegramNews.com.