Durmishi: Ura e Ibrit do të hapet, po i bëjmë testimet e fundit për stabilitetin e saj

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka deklaruar se sot janë duke i bërë testimet e fundit për stabilitetin e Urës mbi lumin Ibër.

Derisa, për të njëjtën ka thënë se do të hapet, por se nuk e din se kur do të ndodhë një gjë e tillë.

“Këto janë testimet e fundit sepse këto e përcaktojnë stabilitetin e urës. Se kur hapet ura unë nuk e di, por e di që ura do të hapet sepse nuk ka asnjë arsye që kjo urë të jetë e mbyllur duke e marrë parasysh që sot secili qytetar i Kosovës mund të lëviz lirshëm në gjithë territorin e Kosovës, përfshirë këtu Leposaviqin, Zveçanin, Zubin Potokun, ashtu siç mund të lëvizin lirshëm në Shtërpcë, në Ranillugë, në Kllokot, në Graçanicë, atëherë është e palogjikshme që kjo urë të jetë e mbyllur për qarkullimin e automjeteve, dhe gjithashtu duke e parë se edhe kur është projektu kjo urë, edhe kur është ndërtua, është ndërtuar për qarkullimin e automjeteve dhe të këmbësorëve, prandaj ura do të hapet, për ditën se kur do të hapet unë nuk e di”, ka deklaruar Durmishi.

Durmishi, është shprehur se raporti final i cili konstaton se a është ura stabile do të del shumë shpejtë.

E, në rast se i njëjti tregon se ura nuk është e qëndrueshme, atëherë sipas zv.ministrit Durmishi do të fillojnë me procedura të tjera për sanimin dhe stabilizimin e saj.

“Këto janë testimet e fundit, raportin do ta kemi shumë shpejtë, brenda dy, tre dite do ta keni raportin final sepse teknologjia është shumë e avancuar dhe rezultatet do t’i kemi shpejtë. Në bazë të asaj që unë di dhe përvojës që e kam si inxhinier është një ndër urat më stabile në Kosovë, por në qoftë se rezultatet e testimit dalin se ura nuk është stabile atëherë konform raportit që na vjen ne do të fillojmë një procedurë tjetër për sanimin, për stabilizimin e saj, por në bazë të asaj çka shihet ura është stabile dhe jam I bindur se edhe raporti do ta tregojë një gjë të tillë./kp

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews