Ushtarët amerikanë të KFOR-it po vazhdojnë të kryejnë patrullime në veri të vendit.
KFOR ka publikuar pamje në rrjetin social Facebook, ku shkruan:
“Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO kryen patrullime të montuara dhe të zbarkuara në veri të Kosovës”.
Tutje, KFOR përsëriti mesazhin e zakonshëm se këto përpjekje, janë pjesë e misionit për të garantuar mjedis të sigurtë për të gjitha komunitetet në Kosovë.