Ani pse xhiroja e katër, Drita qysh tani ka zhvilluar ndeshjen e saj të parë në Superligë.
Gjilanasit kanë mposhtur si vendas Ferizajn me rezultat 3-1.
Pjesa e parë ishte më e barabartë nga të dyja skuadrat, kësisoj edhe u mbyll 0-0.
Goditjen e madhe mysafirët e morrën në minutën e 35-të, kur mbeten pa një futbollist.
Arlind Shaban u ndëshkua me karton të kuq, pasi morri dy të verdhë.
Pjesa e dytë nisi me aksion të mysafirët, megjithatë Drita arriti të shënonte e para përmes Almir Ajzerajt, i cili pranoi asistimin e Besnik Krasniqit.
Në minutën e 90-të, vedasit dyfishuan rezultatin, derisa Ferizaj ngushtoi epërsinë menjëherë, kur Edon Sadriu u tregua i saktë nga pika e bardhë.
Krejt në sekondat e fundit, Ilir Mustafa vulosi fitoren e Dritës pasi shënoi për shifrat përfundimtare 3-1.