Drita dhe Ballkani do të zhvillojnë sonte ndeshjet kthyese në raundin e tretë kualifikues të Conference League.
Fillimisht, takimi i Dritës do të fillojë nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ata do të përballen kundër FK Auda, të cilën e kishin humbur me rezultat minimal si mysafir i tyre,
Tash në Prishtinë, gjilanasit do të shpresojnë në rikthimin e rezultatit dhe të shpresojnë në kualifikim tutje.
Nga ana tjetër, edhe Ballkani kishte pësuar nga Larne, por si vendas.
Tash suharekasit do të udhëtojnë drejt Irlandës Veriore, për ndeshjen kthyese ndaj tyre.
Takimi mes të dy skuadrave do të nis nga ora 21:00, dhe për shumëkë, kjo pritet të jetë edhe ndeshja e cila do ta përcaktojë të ardhmen e Ilir Dajës.