Arta Berisha ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtares së Bordit të RTK-së.
Ajo ka treguar se dorëheqja e saj lidhet me artikullin e publikuar nga RTK, ku thuhej se dy media në Kosovë financohen nga Serbia.
Ndryshe gjatë ditës edhe Besnik Boletini ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit dhe anëtarit të Bordit të RTK-së.
Dorëheqja e tij lidhet me publikimin e një artikullit nga portali i RTK-së se dy media në Kosovë financohen nga Serbia. Lidhur me këtë Boletini ka thënë se përpjekjet për të adresuar “skandalin e publikimit të artikullit të paverifikuar” gjatë këtyre javëve kanë qenë të përditshme dhe të vazhdueshme.