Dogana dhe Policia e Kosovës kanë parandaluar sot një kontrabandë me mallra.
Bëhet e ditur se sor reth orës 06:35 në brezin kufitar mes Dobrosinë dhe Stublinë është vërejtur një automjet me targa serbe i cili dyshohet se ishte duke kontrabanduar mallra.
Teksa thuhet se në veturë u gjetën 340 kilogramë duhan të llojeve të ndryshme, vlera e mallit dhe shmangiet doganore janë rreth 20.000 euro.
“Me datë 05.09.2024 rreth orës 06:35 në brezin kufitar mes fsh.Dobrosinë SRB dhe fsh.Stublinë -RKS është vërejtur një automjet VË Passat me targa serbe i cili dyshohet se ishte duke bere kontrabndim me mallra.. Automjeti i dyshuar është arrit tē ndalet gjatë kontrollit është vërejtur se drejtohej nga i dyshuari nga Bujanoci -SRB ,i cili kishte pasur të ngarkuar disa thasë të najlonit te zi ku në brendsi kishte duhan me peshe nga 500 gram gjithsej 340 kg.të llojeve te ndryshme si:Malbooro slim,Malboro silver,Sobranie dhe Tabako. Vlera e mallit dhe shmangiet doganore janë rreth 20.000 Euro. Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, malli I kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohet dhe dërgohen në terminalin doganor-Dheu i Bardhë”, thuhet në njoftimin nga Dogana e Kosovës./TelegramNews./