Po luhej minuta e 102-të, kur Drita arriti të kalonte ne epërsi ndaj Audas, pas një aksioni të ndërtuar rrjedhshëm nga ndërprerja.
Kapiteni i skuadrës gjilanase, Rron Broja kaloi skuadrën e tij në epërsi prej 2-1.
Menjëherë pas golit, një tifoz i vogël ndëpreu ndeshjen për pak çaste, pasi u fut në fushë.
Me vrap drejt Brojën, synimi i tij i vetëm ishte një fotografi me kapitenin.
Atë edhe arriti, e ky doli të jetë djali i ish-futbollistit të Dritës, Liridon Leci.
Deri në fund, Drita arriti të shënonte dhe një gol dhe të siguronte kualifikimin në fazën play-off të Conference League, për herë të parë në histori të tyre.