Një grua është sulmuar fizikisht nga djali i saj në Prishtinë.
Sipas raportit të Policisë i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar- djali i saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.