Policia e Kosovës ka raportuar për një të vdekjes së një personi në Mitrovicë, i cili ishte gjetur pa shenja jete nga djali.
Rasti ka ndodhur të premten, në ora 18:25.
“Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se e kishte gjetur pa shenja jete babin e tij viktimën mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.