Dy automjete të komunës së Zveçanit janë djegur mbrëmë në orët e pasnatës dhe përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.
Lajmin për TelegramNews, e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
‘Mbrëmë pas mesnatës rreth orës 01:40 janë djegur dy vetura të komunës, njëra prej të cilave Toyota, të cilat kanë qenë në parkingun e komunës. Dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrëvënie. Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar, ndërsa policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet’, ka thënë Elshani.