Policia ka njoftuar se disa vetura janë përfshirë nga zjarri në një auto-servis në Vushtrri.
Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se shkaktarët e zjarrit ende janë të panjohura.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Vushtrri / 27.08.2024 – 12:00. Si pasojë e një zjarri, i cili ka ndodhur për shkaqet (ende) të panjohura, janë djegur disa vetura në një auto-servis pronë e ankuesit mashkull kosovarë. Njësit relevante policore, zjarrfikësit dhe eksperti i zjarrit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raport. /TelegramNews/