Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit në Istog.
Rasti ka ndodhur më 29.11.2024 në ora 19:00.
“Është pranuar një informatë se përmes rrjeteve sociale është duke qarkulluar një video incizim me përmbajtje të keqpërdorimit seksual. Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore është identifikuar viktima femër kosovare dhe i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Në vazhdimësi të veprimeve policore është kërkuar i dyshuari në shtëpinë e tij, por nuk është hasur, pasi që dyshohet se gjendet jashtë Kosovës.
Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet relevante policore.