Një grua shtatzënë është dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
E njëjta sipas Policisë dyshohet se u dhunua nga një mashkull, i cili më pas është arrestuar.
“Obiliq 16.07.2024 – NN. Është marr informata se në QKUK është pranuar viktima femër shtatzënë, ku lidhur me rastin e lartcekur me vendim të prokurorit është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.