Pas Armend Mujës, deputet i VV-së, edhe një deputet tjetër i VV-së është marrë me Prokurorinë Speciale.
Arbër Rexhaj, deputet i VV-së, ka vazhduar logjikën e njëjtë të Mujës, duke shpërndarë dy dokumente.
Madje, Rexhaj e përdori figurën e Daut Haradinajt, ish-deputet i AAK-së, për të sulmuar me emër dhe mbiemër Blerim Isufajn, kryeprokuror në Prokurorinë Speciale.
“Deputeti Muja dje bëri një reagim se si biznismeni që bën ligjin në Shqipëri dikur e ka bërë edhe në Kosovë duke pyetur kështu se a e ka hetuar ndonjëherë Prokuroria këtë pazar? Apo ndoshta Dauti nuk i ka thënë Blerim Isufajt ta hetoj këtë rast. Këta të fundit reaguan” – ka shkruar ai.