Dënimi i Krivaqës, Deliu: Le të jetë mesazh për ata që guxojnë të ngrehin duart mbi vajzat

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka reaguar pas shpalljes së vendimit në rigjykim për të akuzuarit Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu për vrasjen e Marigona Osmanit.

Deliu tha se vendimi i sotëm është mesazh i fuqishëm për të gjithë ata që guxojnë të ngrehin duartë mbi vajza dhe gra.

“Burgimi i përjetshëm duhet të jetë dënimi i vetëm për ata që vrasin vajzat dhe gratë në Kosovë. Gjykata Themelore e Ferizajt ka rikonfirmuar sot dënimin e përjetshëm për vrasësin e Marigona Osmanit. Le të jetë ky një mesazh i fuqishëm për të gjithë ata që guxojnë të ngrehin duartë mbi to. Marigonë, kujtimi yt do të frymëzojë luftën e vajzave dhe grave kosovare për drejtësi. Prehu në paqe, engjull!”, tha ajo.

Ndryshe sot, Gjykata Themelore në Ferizaj edhe në rigjykim ka dënuar Dardan Krivaqën me burgim të përjetshëm për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani./TelegramNews.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews