Reagon së fundmi për herë të dytë radhazi këngëtari shqiptar Rigels Rajku, i njohur në tregun muzikor si Noizy.
Ai dyshohet për perfshirjen në palët që janë rrahur mes vete në diskotekën “Sancy”, javën e kaluar.
Ky i fundit para pak kohësh bëri një postim ku akuzon edhe mediat që e përfolin emrin e tij në tituj që ai i quajti “senzacional”, e që nga këto lajme po ndikohen edhe organet e policisë, por edhe publiku. Postimin ai e ka fshirë pas një kohe të shkurtër.
Para pak minutash ka reaguar sërish në llogarinë e tij në Instagram duke kërkuar ndjesë për deklarimin e tij të mëparshëm, dhe duke thënë se nuk është në arrati, por duke u përpjekur të ndjekë rrugët ligjore përmes avokatit për zbardhjen e rastit.
Ai tutje deklarohet i pafajshëm në postim.
View this post on Instagram