Skuadra shqiptare e Malit të Zi, Deçiqi është ndalur në rundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Deçiqi i Tuzit që sivjet për herë të parë u shpall kampion në Mal të Zi, barazoi të martën me rezultatin 1:1 kundër skuadrës uellsiane TNS.
Ndeshja u zhvillua në Podgoricë.
Ekipi nga Uellsi kaloi në rundin e dytë të Championsit falë fitores javën e kaluar në shtëpi me rezultatin 3:0.
Skuadra shqiptare e Malit të Zi do ta vazhdojë rrugëtimin në Ligën e Konferencës, përkatësisht në rundin e dytë kualifikues.