Një incident i rrallë dhe i rëndë ndodhi dje në shkollën e fshatit Shirok në Suharekë, ku një qen u fut brenda ambienteve të shkollës duke lënë të lënduar katër nxënës.
Siç konfirmoi Policia e Kosovës të mërkurën për gazetën online Reporteri.net, përveç nxënësve, qeni ka sulmuar edhe zyrtarët policorë kur i janë përgjigjur rastit në fjalë.
Policia bëri të ditur se qeni është asgjësuar nga zyrtari që ishte në rast.
Më vonë u publikuan edhe pamjet kur qeni hyn në korridorin e shkollës, ndërsa nxënësit shihen duke ikur. Në pamje shihen edhe persona të moshës së rritur që u aludua se janë pjesë e stafit të shkollës, pra mësimdhënës.