Ish-gjenerali i NATO-s, i cili udhëheqi fushatën ajrore kundër caqeve ushtarake serbe më 1999, Wesley Clark, do të jetë nesër për vizitë në Kosovë.
Sipas njoftimit, ai do të pritet nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Bëhet e ditur Clark do të pritet nga i pari i LDK-së nga ora 09:00, përcjell Telegrami.
“Kryetari Abdixhiku po ashtu Gjeneralit Clark i ndan Dekoratën dr. Ibrahim Rugova, për rolin historik dhe kontributin e tij për çlirimin e Kosovës”, thuhet në njoftim.