Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku ka thënë se festivalet e shumta në vend po i japin gjallëri muajit gusht.
Ministri njoftoi se gjatë mbrëmjes së shkuar ka qenë në Mitrovicë ku ka shijuar programin artistik të festivalit Green Fest, festival ky i cili po bën bashkë artin, kulturën dhe kujdesin për mjedisin.
Derisa nga kjo ngjarje Çeku ka shpërndarë edhe disa fotografi.
“Festivalet në qytete të ndryshme të vendit po i japin gjallëri muajit gusht. Mbrëmë ishim në Mitrovicë ku shijuam programin artistik të Green Fest, festival që bën bashkë artin, kulturën dhe kujdesin për mjedisin. Ditëve në vazhdim mund të jeni pjesë e programit kulturor, edukativ dhe rekreativ që ofron kjo ngjarje e veçantë”, ka shkruar ai./TelegramNews./