Ceferin: Me dy-tri skuadra më shumë, Europiani më i fortë se Botërori

Për të tretën herë radhazi, në Kampionatin Evropian të Futbollit morën pjesë 24 skuadra dhe jo 16 siç ishte deri në Euro 2016. Një formulë që vetë Aleksander Ceferin, president i UEFA-s, e ka konsideruar mjaft të suksesshme në prag të finales Spanjë-Angli.

“Është më interesante. Ju mund të shihni Gjeorgjinë dhe Slloveninë, vende që ndoshta nuk do të ishin kualifikuar nëse Euro do të kishte qenë me 16 skuadra dhe që meritojnë të jenë këtu. Mund të shihni se çdokush mund të mundë këdo. Kemi 24 skuadra fantastike dhe nëse do të shtonim dy-tre skuadra, Evropiani do të ishte pa dyshim më i fortë se Botërori”.

Për lojtarët që i kanë lënë përshtypje në këtë turne që po përfundon, Ceferin deklaroi:

“Shumë prej tyre. Duke filluar nga finalistët. Unë jam gjithmonë i befasuar nga cilësia e Bellinghamit. Dhe sigurisht Kane. Unë mendoj se jam më shumë i impresionuar nga Rodri, truri i Spanjës, nuk e humb kurrë topin, nuk e di sesi, dhe një nga lojtarët sllovenë, Karničnik, jam i sigurt se nuk keni dëgjuar kurrë për të, luan në ligën sllovene dhe ka pasur një turne të mrekullueshëm me shumë lojtarë…”, theksoi Ceferin për AS.

Së fundi, një koment për rregullin sipas të cilit vetëm kapiteni i drejtohet arbitrit:

“Mendoj se është e shkëlqyer dhe skuadrat janë të kënaqura me të. Pothuajse të gjitha ligat dhe federatat kanë thënë se do ta zbatojnë atë në kampionatet e tyre.”

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews