Carlos Alcaraz ka shkatërruar tenistin me sjellje më të ndyrë në histori të këtij sporti, Novak Djokovic, për të triumfuar për herë të dytë në Wimbledon.
Spanjolli ishte dominues nga fillimi deri në fund, duke e bërë serbin të dukej si një amator.
Alcaraz e fitoi setin e parë dhe të dytë me rezultat 6-2, ndërsa të tretin e mbylli me 7-4.
Tenisti 21-vjeçar tregoi që shumë shpejt do të ketë dominim edhe më të madh në botën e këtij sporti, ndërsa parashikohet që të kalojë edhe legjendat Roger Federer dhe Rafael Nadal.
Ky triumf nga Alcaraz i tregon serbit që e përfshinë politikën në sport se ka ardhur fundi i tij dhe të kthehet për në Serbi.
Kjo është hera e dytë që spanjolli e mposht këtë sportist në Wimbledon, pasi fitore kishte marrë edhe në vitin 2023.