Në emisionin e gazetarit Robert Bojaj ku i ftuar ishte një djalë i ri, i cili prentendon se kënga “Andiamo”, bashkëpunim i Capital T me Ardian Bujupin është krijuar për të dhe Capital T i ka kërkuar mbi 50 mijë euro për bashkëpunim.
Për këtë Capital T ka bërë një postim ku sqaron me detaje se si mësoi për këtë deklaratë ndaj tij.
Capital T u shpreh se kjo nuk është e vërtetë dhe se gazetari Robert Bojaj do të duhej të kontaktonte me të, për të vërtetuar nëse kjo deklaratë ndaj Capital T është e vërtetë.
Në postimin e ndarë në Instagram, Capital T u shpreh:
“Rastësisht pashë në një intervistë të një gazetari, që quhet Robert Bojaj dhe i ftuari po pretendon se i kam kërkuar një X artisti 50 mijë euro për bashkëpunim. Këto janë komplet shpifje, rrena. Gjithë jetën time, që kur bëj muzikë, nuk kam kërkuar kurrë para për bashkëpunim. Sepse muzikën time e kam bërë me njerëz që më kanë pëlqy edhe kam bërë muzikë për qejf, jo për të marrë para. Ti ke pas mundësi të më thërrasësh dhe ta konfirmosh, tani nuk ke më nevojë. Por i ke hapur punë edhe atij djalit që e fute në siklet, duke ia nxjerrë fjalët me zor. Keni për të shkuar të përgjigjeni në gjykatë për prishje imazhi. Tani, vërtet do paguani nga 50 mijë euro të dy”