Deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, ka reaguar pas gabimit të kryeministrit Kurti në një ekuacion matematikor.
Përmes një postimi në Facebook, Bytyqi tha se Qeveria ka mashtruar lidhur me ndërtimin e 160 çerdheve.
“Patën mashtruar se do t’i ndërtonin 160 çerdhe, por kjo Qeveri mashtruese nuk ka arritur të ndërtojë as minimumin e tyre. Këtë dështim të vetin dhe të kësaj qeverie populiste, ministrja Nagavci po mundohet sërish t’ua faturojë komunave, se kinse ato nuk paskan pasur kërkesa për ndërtim të çerdheve”, tha Bytyqi.
Deputetja tha se ndërtimin e çerdheve sipas matematikës të Kurtit e kanë shumëzuar me zero.
“Ministre, veç Komuna e Suharekës që dy vjet pret për çerdhe për shkak të mungesës së inventarit. Meqë kryeministri nuk po dinte as matematikë, me gjasë 160 çerdhe i keni shumëzu me 0”, shtoi Bytyqi. /TelegramNews/