Një grua ka pranuar tretman mjekësor si pasojë e një sulmi fizik nga bashkëshorti i saj.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, sulmi fizik ka ardhur nga mosmarrëveshja verbale.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa viktima pas pranimit të tretmanit mjekësor është dërguar tek familja e saj. Rasti vazhdon të hetohet.”, thuhet në raport./Telegrami.co