Një grua në Lipjan ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga i dashuri që po bashkëjetonte.
Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se më pas vëllai i viktimës e ka sulmuar të dyshuarin e cekur.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thotë tutje policia.