Një grua dyshohet se është rrahur nga burri i saj në hyrje Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se i dyshuari është arrestuar.
“Viktima femër kosovare ka njoftuar se gjersa ishte tek hyrja e QKUK-së është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /TelegramNews/