Britania ka miratuar një vendim që heq dorë nga sovraniteti mbi një grup ishujsh të largët, por strategjikisht jashtëzakonisht të rëndësishëm në Oqeanin Indian pas më shumë se gjysmë shekulli.
Sipas mediave britanike, Mbretëria e Bashkuar ia dorëzoi pushtetin ishujve Chagos Mauritius, i cili u vlerësua si një veprim historik.
Kjo përfshin ishullin koral të “Diego Garcia” i cili u përdor më parë nga Shtetet e Bashkuara si një bazë ushtarake për anije dhe bomba, transmeton Telegram News.
“Sipas dispozitave të marrëveshjes, Mbretëria e Bashkuar pajtohet që Mauritius ka sovranitet mbi arkipelagun Chagos, përfshirë ishullin koral,” thanë në një deklaratë e përbashkët Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer dhe Kryeministri i Mauritius Pravando Jugnaut.
Në të njëjtën kohë, palët theksuan se ata mbeten të përkushtuar për nevojën për të siguruar funksionimin afatgjatë dhe efikas të bazës ushtarake.
Mauritius luftoi për dekada për të ushtruar sovranitet mbi këtë grup ishujsh, dhe shumë banorë u detyruan të linin shtëpitë e tyre dhe e paditën qeverinë britanike disa herë.
Mbretëria e Bashkuar vazhdon të ketë sovranitet mbi një numër territoresh jashtë shtetit, duke përfshirë: Anguilla, Bermuda, Territorin Britanik të Antarktikut, Ishujt e Virgjër Britanikë, Ishujt Kajman, Ishujt Falkland, Gjibraltar, Montserrat, Pitkern, St. Helena, Tristan da Kunja dhe Ishujt Kaikos. /TelegramNews/