Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken pritet të diskutojë çështjen e mbështetjes për Ukrainën gjatë vizitës së tij në Londër.
Kështu deklaroi të hënën në Uashington zëvendëszëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Vedant Patel.
“Përkrahja për Ukrainën, pres të jetë një temë kryesore e bisedës kur Sekretari të ketë takimet e tij qeveri-me-qeveri nesër (në Londër – red.),” tha zëdhënësi.
Ai vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara kanë qenë të qarta dhe të qëndrueshme në lidhje me mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe duke u siguruar që ukrainasit të kenë atë që u nevojitet për të mbrojtur veten.
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, mbërriti në Londër mbrëmjen e së hënës në fillim të një jave të diplomacisë me qeverinë e re të Mbretërisë së Bashkuar.