Sekretari i Shtetit amerikan, Antony Blinken, tha sot se negociatat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës janë në fazën përfundimtare.
“Ka disa çështje që ende duhet të zgjidhen, të cilat ne po i diskutojmë. Unë besoj se po avancojmë drejt përfundimit të një marrëveshjeje për armëpushim, që do të lehtësonte kthimin e pengjeve në shtëpi dhe do të na vendoste në një pozitë më të mirë për të ndërtuar një paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm,” deklaroi ai.