Bislimi: Serbia të përballet me të kaluarën e të mbahet përgjegjëse për gjenocidin në Kosovë

Besnik Bislimi, Zëvendëskryeministri i Kosovës, ka pasur një takim me përfaqësues të Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës.

Në takim ishin të pranishëm edhe Andin Hoti e Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Aty u diskutua rëndësia e ndërkombëtarizimit të gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë. Organizatat u inkurajuan të shfrytëzojnë përkrahjen e Qeverisë dhe u nënvizua domosdoshmëria për zbardhjen e krimeve, masakrave dhe planeve të strukturuara të Serbisë për spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës dhe dënimin e përgjegjësve të këtyre krimeve.

“Republika e Kosovës vijon përpjekjet e saj të pareshtura institucionale në këtë drejtim, por ballafaqohet me mosgatishmëri, mohim dhe hezitim nga autoritetet serbe për të zbardhur krimet e tyre. Serbia, e njohur ndërkombëtarisht si shtet gjenocidal, duhet të përballë të kaluarën dhe të mbahet përgjegjëse për gjenocidin në Kosovë”, thuhet në njoftimin e ZKM-së. /Telegrami/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews