Numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, po qëndron në SHBA. Ai sot në Washington është takuar me kongresmenin, William Keating, me të cilin kanë biseduar për raportin mes Kosovës dhe SHBA-së.
“U takuam në SHBA me Kongresmenin William Keating ndërsa diskutuam disa tema, duke përfshirë rritjen ekonomike, progresin demokratik të Kosovës, stabilitetin dhe sigurinë në rajon. Theksova angazhimin e palëkundur për thellimin e bashkëpunimit, marrëdhënieve dhe partneritetit mes vendeve tona”, ka shkruar Bislimi.
Met w/U.S. Congressman @WilliamKeating as we discussed several topics including the economic growth, democratic progress of 🇽🇰, stability & security in the region. Emphasized the unwavering commitment to deepen the cooperation, relations & partnership between our countries. 🇽🇰🇺🇸 pic.twitter.com/cJINCKCPlh
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) December 6, 2024
Sipas njoftimi për media nga ZKM, Bislimi ka njoftuar politikanin amerikan me ngjarjen e fundit në Zubin Potok dhe sulmin terrorist ndaj kanalit të ujit.
“Zëvendëskryeministri Bislimi e informoi kongresmenin lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, përfshirë dhe aktin terrorist dhe sulmin kinetik ndaj kanalit të ”Ibër Lepencit”, si sulmin e dytë në shkallë të madhe ndaj sigurisë kombëtare, pas sulmit paramilitar më 24 shtator 2023 në Banjskë. Gjithashtu, trajtuan dhe zhvillimet në