Dyshja e lojtarëve shqiptar, Berat Gjimshiti dhe Granit Xhaka janë përfshirë në formacionin më të mirë të Europa League këtë këtë edicion.
Përzgjedhja e futbollistëve të përfshirë në këtë formacion është bërë nga faqja e specializuar për statistika, SofaScore.
I vlerësuar me notën 7.23, Gjimshiti prinë në repartin e qendërmbrojtësve të këtij formacioni, ku edhe doli triumfues në këtë garë me Atalantan, pasi mposhtën Bayern Leverkusenin e Xhakës në finale me rezultat të thellë 3-0.
Nga ana tjetër, Xhaka është vlerësuar me notën 7.36.
Kujtojmë që skuadra fituese e Europa League, siguron kualifikimin direkt për Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm./GazetaPuls