​Begaj dekreton ministrat e rinj, sot votohet edhe për kreun e Kuvendit

Presidenti Bajram Begaj formalizoi sot ndryshimet në kabinetin qeveritar, duke miratuar dekretet për emrat e propozuar nga kryeministri Edi Rama.

Ervin Hoxha, Pirro Vëngu dhe Petrit Malaj do të jenë ministrat e rinj që i bashkohen kryesisë qeverisëse. Ministri Taulant Balla do të mbulojë dikasterin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Hoxha zëvendëson ish-ministrin e Brendshëm, Ballën; Vëngu do të marrë vendin e ish-ministrit Niko Peleshi te Mbrojtja, ndërsa Malaj do të jetë ministër i Financave në vend të ish-ministrit Ervin Mete.

Përveç ndryshimeve në qeveri, Kongresi Zgjedhor i Partisë Socialiste vendosi të dielën edhe për zëvendësimin e kryeparlamentares Lindita Nikolla, e cila dha dorëheqjen për arsye shëndetësore.

Një seancë e posaçme e parashikuar për sot në orën 17:00 pritet të hedhë për votim kandidaturën e ish-ministres Elisa Spiropali si kryetare e Kuvendit. Në bazë të vendimeve të Kongresit, edhe Bledi Çuçi e lë postin e kryetarit të grupit të PS-së për t’u bërë nënkryetar i Kuvendit, ndërsa z. Peleshi do të zëvendësojë z. Çuçi për kreun e grupit të deputetëve socialistë.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews