Zyra e Bashkimit Evropian në Serbi ka reaguar me zhgënjim pas ndalimit të festivalit ‘Mirdita, dobar dan’.
Ata shprehin keqardhje për faktin që ky festival, i mbështetur financiarisht nga BE-ja dhe i organizuar që nga viti 2014, u ndalua sot. Zyra e BE-së në Serbi vlerëson se kjo iniciativë ka qenë një mjet i rëndësishëm për normalizimin mes dy vendeve.
Ndërkohë, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka njoftuar se ka dhënë urdhër për ndalimin e tubimit publik të pjesëmarrësve në festivalin “Mirëdita, dobar dan”.
Disappointing to hear that the EU-funded “Mirëdita, Dobar Dan” festival, taking place since 2014, was banned today. This commendable CSO initiative builds bridges between the peoples, an important part of the Belgrade-Pristina normalisation efforts.@EGiaufretEU
— EU u Srbiji (@eusrbija) June 27, 2024