Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka bërë thirrje sërish për depërshkallëzim të situatës në veri nga të dyja palët, Kosova dhe Serbia.
Në një konferencë për media, ai deklaroi se tensionet e vazhdueshme në veri kanë shkaktuar masa nga BE-ja ndaj Kosovës.
“Ne jemi në dijeni të situatës në veri, ku tensionet kanë shkaktuar përshkallëzime të vazhdueshme. Këto zhvillime të paplanifikuar janë arsyeja për masat e marrura nga Bashkimi Evropian”, tha Stano.
Ai shtoi se pritet që institucionet në Prishtinë dhe Qeveria e Kosovës të ndërmarin hapa për të ulur tensionet, dhe të njëjtën gjë pritet nga ana e Serbisë.
“Në këtë kontekst, të dyja palët duhet të përmbushin obligimet e tyre për të ndaluar përshkallëzimet”, përfundoi zëdhënësi i BE-së.
Stano gjithashtu reagoi ndaj deklaratave të fundit të Bislimit, duke thënë se nuk ka informacione për heqjen e masave nga BE-ja. /Telegrami/