BE kërkon opsione për dialog, pas largimit të Lajçakut

Bashkimi Evropian është duke shqyrtuar edhe si t’i qaset dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe kandidatët potencialë për ta ndërmjetësuar atë.

Prej se është konfirmuar se përfaqësuesi i tashëm i posaçëm i BE-së në këtë dialog, Mirosllav Lajçak, është emëruar ambasador i BE-së në Zvicër, ku duhet të nisë mandatin më 1 shtator, kanë nisur edhe spekulimet se kush do të jetë pasardhës i tij.

Por, burimet diplomatike në BE thonë për Radion Evropa e Lirë se “më e rëndësishme se kush do të jetë në këtë post, është se çfarë qasjeje do të kenë BE-ja dhe strukturat e saj të reja – që do të dalin pas zgjedhjeve evropiane – ndaj këtij procesi.

Sipas burimeve diplomatike, edhe zgjedhja e pasardhësit të Lajçakut, në një mënyrë, është e lidhur me zgjedhjet evropiane, që do të bëhen këtë verë.

Këto burime thonë se përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, nuk do të jetë ai që do ta emërojë pasardhësin e Lajçakut në postin e të dërguarit të posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, por se kjo do t’i lihet shefit apo shefes së ardhshme të politikës së jashtme të BE-së.

“Ne jemi tash në një fazë ku po qarkullojnë emra të kandidatëve potencialë për pasardhës të Lajçakut në rolin e ndërmjetësuesit në dialog. Por, do të presim që, së pari, të emërohet përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri për mandatin e ardhshëm pesëvjeçar.
Pasi që ai është edhe udhëheqës i dialogut në nivel të lartë, është logjike që të ketë mundësi të vendosë se kë duhet ta emërojë në rolin e të dërguarit të posaçëm për dialog“, thotë një diplomat i BE-së.

Emërimi i përfaqësuesit të lartë është një proces që mund të zgjatet, sepse lidhet me emërimet në postet e tjera udhëheqëse të BE-së, për të cilat duhet të ketë një balancë mes grupimeve partiake në BE dhe mes vendeve anëtare.

Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, që do të zhvillohen nga data 6 deri më 9 qershor, udhëheqësit e vendeve anëtare do të tentojnë të merren vesh për emërimin e presidentit të Komisionit Evropian. Për këtë, duhet ta kenë shumicën e kualifikuar në Këshillin Evropian. E, pasi të merren vesh për këtë pozitë, duhet ta zgjedhin presidentin e Këshillit Evropian dhe përfaqësuesin e lartë.

Për këtë qëllim, BE-ja do t’i mbajë dy samite – një të jashtëzakonshëm dhe joformal më 17 qershor dhe një formal më 27 dhe 28 qershor.

Pra, vetëm pasi të konfirmohet se kush do të jetë përfaqësues i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, do të emërohet edhe pasardhësi i Lajçakut si ndërmjetësues i dialogut Kosovë-Serbi. Kjo, në rastin më të mirë, mund të ndodhë gjatë verës.

Burimet diplomatike në BE nuk presin të ketë vakum, sepse pasardhësi i tij nuk do të jetë i emëruar deri në fund të gushtit, Lajçakut do t’i zgjatet mandati për disa muaj.

Në mesin e kandidatëve që janë përmendur deri tash si pasardhës të mundshëm të tij është ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor. Vetë ai dhe Ministria e Jashtme e Sllovenisë kanë konfirmuar se ka interes për këtë post.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews