Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar të martën duke thënë se “skandalet e mëdha në Vlen, bashkë me poshtërimet e përditshme nga ana e humbësve të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, përfshirë edhe paaftësinë për ta mbrojtur flamurin kombëtar shqiptar, ua kanë humbur mendjen vazalëve dhe i nxisin të shpifin e të sajojnë armiq vetëm për tu shfajësuar nga turpi”.
BDI vlerëson se të nënçmuar e të papërfillur nga ZNAM dhe VMRO, pa flamurin kombëtar në zyre, pa gjuhën shqipe në institucione, pa shqiptarët në balanser, me burgosje të ushtarëve të UÇK-së, ju kanë mbetur vetëm dasmat dhe shpifjet qesharake.
“Astrit Iseni dhe të gjithë ministrat tjerë janë të pa aftë ti mbrojnë shqiptarët, gjuhën, flamurin, përfaqësimin e drejtë, Marrëveshjen e Ohrit por edhe fëmijtë shqiptarë nga abuzimi, prandaj dhe duhet të dorëhiqen. Asnjë punë nuk e keni të bërë, asnjë premtim nuk e keni realizuar, ju jeni dështakët më të mëdhenjë në historinë e kombit”, thuhet në komunikatën e BDI.
Më tej thuhet se i gjithë kombi shqiptarë, tifozët, klubi futbollistik, mediat, e dijnë të vërtetën, ‘prandaj ju jeni patetik dhe injorant në përpjekjet e juaja për tu arsyetuar nga fiaskoja që keni shkaktuar’.