Sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia ka kryer një operacion ku ka bastisur tri lokacione të ndara, në dy fshatra të komunës së Lipjanit.
Sipas njoftimit, janë sekuestruar armë automatike, gjysmë automatike, revole dhe sasi e konsiderueshme e municionit.
Derisa të dyshuarit janë dëguar në qendrën e mbajtjes për 48-orë, shkruan TelegramNews.
“Operacioni rezultoi me zbulimin dhe sekuestrimin e katër armëve të zjarrit pa leje; Një armë automatike të tipit AK47, Dy armë gjysmë automatikë, Një revole e tipit ZORAKI, si dhe Një sasi të konsiderueshme të municionit. Ndërlidhur me rastin, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, ndaj dy të dyshuarve policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe të njëjtit janë dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh. Ky operacion pasqyron përkushtimin dhe përpjekjet tona të vazhdueshme kundrejt armëve të zjarrit pa leje, për të garantuar sigurinë publike, për respektimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve”, thuhet tutje./TelegramNews./