Policia e Kosovës ka njoftuar lidhur me bastisjen e djeshme në dy lokacione të Leposaviqit lidhur me dyshimin se institucionet kanë shpërlarë para.
Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar 5 milionë e 772 mijë e 313 dinarë serbë, mbi 57 mijë dollarë amerikanë, rreth 11 mijë euro dhe rreth 3 mijë franga zvicerane.
“Gjatë bastisjes janë sekuestruar; 5,772 313.00- dinarë serb, 57,626.00-dollarë amerikan, 10,835.00-euro, 2,790.00 franga zvicerane, dy shtëpiza kompjuteri dhe dy DVR të kamerave të sigurisë. Po ashtu janë sekuestruar edhe disa vula dhe dokumente të ndryshme që dëshmojnë operimin e kundërligjshëm të këtyre institucioneve. Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë kryer në konsultim e koordinim me prokurorin e shtetit”, thuhet në raport.
Ndryshe, lidhur me bastisjen për Telegram News dje e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani. /TelegramNews/