Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar për çështjen e katër komunave të veriut dhe anëtarësimit në Asociacionin e Komunave të Kosovës, edhe pse zyrtarisht AAK-ja thotë se ato janë pjesë.
Basha ka shpërndarë postimin e kryetarit të Kamenicës, Kadri Rahimaj, i cili akuzon Agim Aliun dhe AAK për gënjeshtër.
Basha i ka bërë një pyetje Agim Aliut si dhe ka folur për një porosi të cuditshme.
“Prapë po gënjen Agim Aliu! Tregoni çka po ju pengon anëtarësimi në Asocacionin tuaj, apo e keni me porosi m’i lënë jashtë sepse nuk i konsideroni si komuna të Kosovës!”