Ballkani dhe Drita do të zbresin në fushë ditën e sotme për të zhvilluar ndeshjet evropiane.
Dy skuadrat kosovare janë në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës dhe qëllimi është të shkojnë në ‘Play-Off’.
Të parët që do të zbresin në fushë janë futbollistët e Dritës, ku me fillim nga ora 17:00 do të takohen me Audan në Letoni.
Gjilanasit synojnë që të marrin një rezultat pozitiv nga përballja e parë në mënyrë që të bëjnë një hap para për të kaluar në ‘Play-Off’.
Ndërkohë Ballkani në ndeshjen e parë do të luaj para tifozëve vendas ku përballë do ta ketë skuadrën irlandeze Larne.
Kampioni në fuqi i Kosovës kërkon fitore në ndeshjen e parë në mënyrë që të jetë në përparësi para duelit të kthimit.
Sfida mes Ballkanit dhe Larnes zhvillohet me fillim nga ora 20:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.