Balje: Nagavci nuk ka vullnet politik për të zgjidhur problemin e nxënëseve me shamia

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka akuzuar ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, për mungesë vullneti politik për të shfuqizuar udhëzimin administrativ që u ndalon vajzave mbajtjen e shamisë në shkolla.

Ajo tha se ky problem është shfaqur për pesë vite radhazi, sidomos në fillim të çdo viti shkollor, duke sjellë polemika të vazhdueshme.

Balje deklaroi se në Komisionin për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Kosovës është diskutuar disa herë me ministren Nagavci në lidhje me këtë çështje, por nuk ka pasur asnjë veprim konkret për ndryshimin e rregullit.

Deputetja rikujtoi premtimin e kryeministrit, i cili gjatë fushatës kishte thënë se vajzat me shami nuk do të kishin probleme për të ndjekur arsimin.

“Edhe ne kemi kemi lyp vërtet disa herë ndryshime në këtë udhëzim, por ministresha nuk ka pas fuqi për me ndryshu ose nuk ka pas vullnet për me ndryshu, Unë mendoj se është puna e vullnetit, pa marrë parasysh se kryeministri personalisht ka premtuar se vajzat me shami nuk kanë me pas problemesh kurrë në shkollë”, deklaroi Balje në Tv Dukagjini.

Ajo theksoi se, sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, vajzat kanë të drejtë të shkojnë në shkollë edhe me shami, duke argumentuar se një udhëzim administrativ nuk mund të jetë më i fuqishëm se Kushtetuta.

Balje shtoi se ky udhëzim administrativ është i diskutueshëm, pasi u jep autoritet drejtorëve të shkollave në nivel lokal për të vendosur nëse do të lejojnë ose jo vajzat me shami të ndjekin mësimet.

Ajo kritikoi edhe organizatat për mbrojtjen e të drejtave të grave që, sipas saj, nuk kanë reaguar ndaj këtij kufizimi, që ajo e cilëson si shkelje të të drejtave të njeriut.

Duda Balje shprehu shqetësimin për pasojat psikologjike që ndalesa mund të ketë te vajzat që mbajnë shami, duke theksuar se ndalimi i tyre nga shkolla krijon presion dhe dëmton motivimin për edukim.

Ajo paralajmëroi se do të vazhdojë të ngrejë këtë çështje në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, duke kërkuar që ky udhëzim të rishikohet dhe vajzave me shami t’u jepet mundësia për arsimim pa pengesa.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews